MISIONI I LIDHJES SE MJEKËVE SHQIPTARË NË ZVICËR

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër është shoqatë e pavarur profesionale e mjekëve të cilët e ushtrojnë veprimtarinë profesionale mjekësore në Zvicër. Lidhja është një shoqatë jofitimprurëse dhe tërësisht apolitike dhe afetare. Anëtarët e saj janë profesionistë mjekësorë me prejardhje shqiptare.

  • Përfaqësimi i mirëfilltë dhe mbështetja e vazhdueshme e anëtarëve duke iu përgjigjur nevojave individuale dhe të përgjithshme. 

  • Burimi i domosdoshëm i informacionit dhe frymëzimi reciprok për korrjen e sukseseve në fushën e mjekësisë. 

  • Vendosja e urave të bashkëpunimit ndërmjet të gjithë mjekëve shqiptarë në Zvicër e më gjerë, për të ndikuar kështu direkt apo indirekt në përmirësimin e shëndetit të komunitetit tonë. 

  • Krijimi i mundësive të monitorimit dhe udhëheqjes duke bërë të mundur qasjen e studentëve që aspirojnë të bashkëpunojnë dhe të zhvillohen profesionalisht pranë mjekëve me përvojë. 

  • Përpjekja për suksese afatgjata dhe jo vetëm rezultate të menjëhershme. 

  • Promovimi i hulumtime të ndryshme shkencore, gjegjësisht të arriturave profesionale të mjekëve shqiptarë. 

    Vizioni, vlerat, përcaktimi i strukturës organizative, si dhe plani strategjik i shoqatës, përfshirë këtu edhe objektivat afatmesme dhe afatgjata, mbështeten tërësisht në deklaratën e mësipërme të misionit si gurthemeli i „Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër“. 

    Vlerat themelore mbi të cilat mbështetet LMSHZ-ja dhe të cilat burojnë në përgjithësi nga misioni dhe vizioni i saj janë:

  • Respekti i ndërsjellë 

  • Liria e mendimit dhe shprehjes 

  • Transparenca 

  • Ruajtja e konfidencialitetit 

  • Përgjegjshmëria individuale dhe e përgjithshme 

  • Orientimi strategjik karshi përmirësimit të vazhdueshëm dhe inovacionit 

    Një ndër zotimet e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër është t’u dalë në dihmë me informacione gjithsecilit që ka interes të ushtrojë profesionin mjekësor në Zvicër. Në vazhdim, mund te shkarkoni Doracakun me të dhënat e përgjithshme mbi dispozitat ligjore, që rregullojnë ushtrimin e profesioneve mjekësore në Zvicër për shtetasit e vendeve jashtë BE/EFTA.

  •  
     

    BASHKIMI BËN FUQINË

    Prandaj behu pjesë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër