RRETH NESH
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër është shoqatë e pavarur profesionale e mjekëve të cilët e ushtrojnë veprimtarinë profesionale mjekësore në Zvicër. Lidhja është një shoqatë jofitimprurëse dhe tërësisht apolitike dhe afetare. Anëtarët e saj janë profesionistë mjekësorë me prejardhje shqiptare.
Lidhja është formuar më 24.11.2018 si nevojë e kahmotshme për forcimin e marrëdhënieve ndërprofesionale dhe shoqërore të mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, për promovimin e mjekëve të rinj nëpërmjet shkollimit dhe trajnimit të vazhdueshëm si dhe me qëllim të vendosjes së partneritetit dhe bashkëpunimit zyrtar me organet shtetërore zvicerane të mjekësisë (Mebeko, FMH, VSAO etj).
Shoqata jonë përkujdeset për përfaqësimin sa më të denjë të interesave të mjekëve shqiptarë në Zvicër duke promovuar dhe mbrojtur veprimtarinë e mjekëve shqiptarë në institucionet shëndetësore publike të Zvicrës si dhe ato private, siguron mbështetje proaktive gjatë karrierës dhe zhvillimit profesional të të gjithë mjekëve të rinj. Ajo u siguron anëtarëve të saj standarde te larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore.
Arma më e fuqishme për avancimin e kauzës sonë të përbashkët është promovimi i unitetit, lehtësimi i komunikimit dhe bashkëpunimi i mirëfilltë midis mjekëve që praktikojnë në Zvicër. Lidhja do të përkujdeset gjithnjë që të jetë në shërbim të harmonizimit të qëndrimeve dhe zhdukjes së polarizimeve eventuale.
Njëra ndër objektivat kryesore është organizimi i konferencave, simpoziumeve, seminareve dhe takimeve për shkëmbimin e përvojave profesionale çoftë në Zvicër apo në hapësirën shqiptare.
Ne jemi të sigurtë që me resurset profesionale që kemi do të kondribuojmë që mjekësia shqiptare të gjindet përballë simotrave të saj kudo në botë.
Lidhja do të ofrojë kryesisht shërbime të natyrës profesionale gjithnjë duke iu përmbajtur statutit të saj.
Mënyra më e mirë për të kërkuar ndihmë nga kryesia e Lidhjes është të dërgoni një E-Mail në: sekretariat@swissalbmed.ch dhe të bëni një përshkrim të shkurtër të kërkesës suaj.
Ne synojmë të ofrojmë një përgjigje për të gjitha pyetjet brenda disa ditësh duke u përkujdesur gjithnjë për konfidencialitetin dhe ndjeshmërinë e informatave.
Secili nga anëtarët është në një pozicion unik për të ndarë shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballemi në jetën e përditshme profesionale si dhe poashtu për të ofruar kontributin në forcimin e Lidhjes. Ne besojmë në komunikim të hapur dhe shkëmbim të njohurive. Kjo është ajo që ne presim nga të gjithë anëtarët, për arsye se kjo na dërgon tek arritja e qëllimeve. Ne besojmë se bashkëpunimi i mirë mes nesh do të jetë çelësi i suksesit.
BASHKËPUNIM
PËRFAQËSIM I DENJË
KOMUNIKIM
BASHKIMI BËN FUQINË
Prandaj behu pjesë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
Evenimente

Simpoziumi i Pestë i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
Më shume
Më 2 korrik 2022, specialistë të njohur nga e gjithë Zvicra do të takohen në Kursaal Bern për të shkëmbyer gjetjet e reja mbi diagnostikimin dhe trajtimin e insuficiencës/ pamjaftueshmërisë së organeve. .
Më shume
Simpoziumi i parë i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër u mbajt para një numri të madh mjekësh e të interesuarish të tjerë në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit në Lucern me temë: «Diabeti në qendër të vëmendjes».
Më shume
Pjesëmarrja është falas dhe simpoziumi është i akredituar.
Më shume